INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi ‘Zika’, Brazili dërgon ushtrinë derë më derë për evidentimin e rasteve

Virusi ‘Zika’, Brazili dërgon ushtrinë derë më derë për evidentimin e rasteve

Publikuar më: 17:23 26-01-2016

Brazili ka dërguar më shumë se 200,000 ushtarë për të shkuar shtëpi për shtëpi në një betejë kundër mushkonjave bartëse të virusit Zika i cili po fajësohet për defektet në lindje dhe që po përhapet me shpejtësi në botë.

Ushtarët do ta vizitojnë secilën shtëpi në Brazil për të shpërndarë fletushka dhe këshilla se si duhet mbrojtur kundër virusit Zika.

Qeveria është nën presion të madh se si ta përballojë këtë krizë.

Virusi raportohet se shkakton defekte serioze në lindje përfshirë mikrocefalinë ku fëmijët e porsalindur kanë kokë shumë të vogël.

Organizata Botërore e Shëndetit tha më herët se virusi i cili po shkakton kaq shumë probleme do të shpërndahet në të gjitha vendet e Amerikës pos Kanadës dhe Kubës.

Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082