IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Virusi Zika përgjegjës për dëmtime në tru

Virusi Zika përgjegjës për dëmtime në tru

Publikuar më: 08:37 21-08-2016

Hulumtimet e kryera tek minjtë kanë nxjerrë në pah efektin shkatërrues të virusit Zika mbi një lloj qelizash të trurit të të rriturit, jo vetëm ndaj fetusit tashmë një fakt i vërtetuar, sipas një studimi të publikuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Referuar studimit të publikuar në revistën Cell Stem Cell, qelizat staminale përgjegjëse në mënyrën e të nxënit dhe në memorie mund të shkatërrohen nga ky virus.

“Është provuar se Zika mund të depërtojë në trurin e personave në moshë madhore dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme”, konfirmoi një prej bashkë-autoreve, Sujan Shresta, pedagoge në “Jolla Institute of Allergy and Immunology”.

Ndikimi i virusit mbi fetusin është i vërtetuar, pasi rreziku që Zika mund të shkaktojë është deformimi i kafkës së të porsalindurit. Ky efekt nuk është i njëjtë në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë tek të rriturit.

“Ndikimet në trurin e të rriturit janë padyshim më shumë delikate por tashmë jemi më të vetëdijshëm për rreziqet që na presin në të ardhmen “, deklaroi ajo.ata

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285