INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi Zika: U përhap nga mushkonja të modifikuara gjenetikisht!

Virusi Zika: U përhap nga mushkonja të modifikuara gjenetikisht!

Publikuar më: 11:31 01-02-2016

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë është mbledhur në Gjeneve për të diskutuar rreth kurës për virusin Zika, dalin spekullimet e para në lidhje me shkakun e shpërthimit të papritur të këtij virusi.

Kritikët hedhin dyshime se shpërthimi i virusit Zika, i cili aktualisht është përhapur në Kontinentin Amerikan, mund të jetë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012.

Të njëjtat zëra thonë se insektet janë modifikuar nga ekspertët e bioteknologjisë për të luftuar përhapjen e etheve tropikale dhe sëmundjeve të tjera që u përhapen në popullsinë e përgjithshme të Brazilit në vitin 2012.

Virusi Zika u zbulua së pari në vitin 1950, por përshkallëzimi i kohëve të fundit është alarmues, pasi po shkakton defekte në lindje dhe një sërë problemesh shëndetësore në Amerikën Jugore dhe Qëndrore.

Rreth 4 mijë raste janë raportuar në Brazil muajin e kaluar dhe deri më tani mendohet se 1.5 milion njerëz janë prekur nga virusi që po përhapet nga mushkonja endemike.

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879