INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Virusit' të Majk, Onat dhe Feros nuk i shpëton dot as ky këngëtar shqiptar! Ndryshon totalisht pamjen [FOTO]

'Virusit' të Majk, Onat dhe Feros nuk i shpëton dot as ky këngëtar shqiptar! Ndryshon totalisht pamjen [FOTO]

Publikuar më: 18:42 05-06-2019

Disa ditë më parë u publikua bashkëpunimi i Getoarit, Majkut dhe Onatit i cili jo vetëm rezultoi në një sukses të vërtetë, por vendosi dhe një trend të ri për djemtë: Flokët e lyer me ngjyra!

Majku bjond platin dhe Onati me flokë jeshile dhe të kuqe, duket se i kanë vënë vulën lëtij trendi, të cilin mund të themi se e kemi parë dhe më parë.

Me siguri ju kujtohet që ndër artistët e parë që ka eksperimentuar me këtë stil ka qenë këngëtari Bruno.

Gjithashtu dhe reperi Fero disa javë më parë na prezantoi me flokët e tij "të reja" dhe u komentua jo pak në Instagram për këtë ndryshim.

E mesa duket këtij 'virusi' të reperëve shqiptarë për të eksperimentuar me flokët nuk i ka shpëtuar as Alban Ramosaj, i cili ka ndryshuar sërish look, duke lyer flokët tërësisht bjondë. 

Edhe pse Albani nuk e ka për herë të parë këtë eksperimentim me flokët, mund të themi se na kishte munguar. 

njmtfhuj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018620491027832