INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virxhinia i thotë STOP martesave me të mitur

Virxhinia i thotë STOP martesave me të mitur

Publikuar më: 10:16 05-07-2016

Prej vitit 2004 deri në 2013-ën, rreth 4.500 vajza nën moshën 18 vjeç, janë martuar në shtetit e Virxhinia. Ndër to, 200 kanë qenë nën 15 vjeç.

Javën e kaluar autoritet e shtetit kanë propozuar ndryshime në legjislacionin lidhur me martesat. Deri më tani, në Virxhinia është legale lidhja e martesës me vajza 12-13 vjeçe nëse ato kanë lejen e prindërve ose janë shtatëzanë.
Ndryshimet në ligj priten të votohen si nga Demokratët ashtu dhe nga Republikanët në mënyrë që të ulin numrin e të miturave që martohen dhe më pas dhunohen ose trafikohen nga bashkëshortët e tyre të ligjshëm.  Ligji i ri, që pritet të hyjë në fuqi këtë javë, ka parashikuar si minimum të moshës së ligjshme për të martuar, moshën 18 vjeçare. Përjashtim mund të bëjnë vajzat 16 vjeç, të cilat kanë një leje të posaçme nga gjykata në të cilën shprehet pjekuria e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549