INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vishem si të dua”, Rama shpjegon veshjen e tij, pranon gabimin për sulmin ndaj “Le Iene”

“Vishem si të dua”, Rama shpjegon veshjen e tij, pranon gabimin për sulmin ndaj “Le Iene”

Publikuar më: 22:09 14-11-2017

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot pse vishet me çitjane apo tuta, ndryshe nga veshja e homologëve të tij në Europë apo më gjerë. Rama tha se vishet siç e mendon, por asnjëherë nuk stonon me veshjen e tij. “Unë votën qytetarëve nuk ua kam marrë sesi vishem, por për ato që bëj”, tha Rama, duke shtuar që prej shumë vitesh kishte pasur dëshirë të vishej me çitjane, apo shallvare siç i quajti ai.
“Shallvaret, ose çitjanet i kam veshur shumë kohë më parë. Në moshën 10-12 vjeç shkonim në plazh me tren dhe kur dilje në stacionin e trenit, krijoheshin dy rradhë njerëzish me gërshërë në duar dhe shikonin të rinjtë nga pantallonat. Kishte dalë atëherë flama kundër pantallonave kauboj. Kjo kohë ka vdekur, sesi vishet dikush është çështje e tij.
Kam dashur ti bëj këto pantallona shumë kohë përpara. Unë vishem siç dua unë, siç mendoj unë. Unë jam Edi Rama, ndaj vishem kështu. Madje gjatë fushatës kur vesha tutat u ndjeva shumë mirë, pasi fushata është një garë dhe në garë me tuta garohet”, tha kryeministri duke sqaruar veshjen e tij.
Kryeminstri Edi Rama ka folur edhe për sulmin që bëri për ‘Le Iene’ emisionin që publikoi reportazhin për fëmijët në Bulqizë.
Ai tha se:
“Unë nuk e kam parë vetë, mua më thanë nga të tjerët. Unë pa e parë fola me një paragjykim dhe kam bërë gabim, pa dashje për rastin në fjalë,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033378601074219