INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vishuni mirë, nga sot nis ulja e temperaturave! Ja sa do jenë...

Vishuni mirë, nga sot nis ulja e temperaturave! Ja sa do jenë...

Publikuar më: 09:20 15-11-2018

Nga sot mendoni të visheni pak më trashë, pasi pritet një ulje e ndjeshme temperaturash. Sipas sinoptikanëve moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/16°C
Zonat e ulëta 2/21°C
Zonat bregdetare 8/20°C

Article Logic
Execution time: 0.0046877861022949