Dita e martë parashikohet të jetë dhe dita më e ftohtë e vitit ku temperaturat pritet të zbresin deri në -14 gradë celsius në zonat më malore të vendit.
Po duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave në të dyja ekstremet. Gjithashtu meteorologët parashikojnë që nga java e ardhshme do të ketë reshje më të shtuara të shiut dhe të borës në të gjithë territorin.
TEMPERATURAT
E martë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 0 / 9 °C
-në vendet e ulëta: - 1 / 6 °C
-në vendet malore: -2 /-14 °C
ERA
Të martë era do të forcohet në orët e mesditës, për të fryrë mesatare deri e fortë në Perëndim dhe në Jug.