Programet e humorit në vend janë gjithmonë në betëjë për audience ndërsa aktorët e tyrë bëhën shpesh pjesë e diskutimeve online. Aktori Visjan Ukcenaj i ftuar në programin ‘Një kat më lart’ me Ermal Peçi foli rreth punës së tij disa vjeçarë në “Apartamenti 2xl” teksa nuk kursen vlerësimet ndaj tij.
“Unë ndjek çdo gjë. Unë punoj në spektaklin më të mirë në Shqipëri. Jam në spektaklin modern, spontan, që ndihet shumë nga të rinjtë. Është shumë spontan” – tha Visjani teksa Ermali ndërhyn duke thënë se këto elemente i gjen edhe tek Portokallia.
“Unë kështu e ndjej, flas për vetë. Kam marrë ofertë nga Portokallia. Nuk arritëm bisedimet deri tek oferta thjesht une s’kam shfaqur interes për të ikur nga Apartamenti”.
Por mund të largohet? Çfarë ofertë do bëntë që ai të ndërronte programin e humorit? Visjani përgjigjet ndaj mos e humbisni në minutën e 17-të të videos së mëposhtme.