Visjan Ukcenaj është një ndër personazhet më të preferuar për publikun shqiptar, i njohur për rolin e laçianit në “Duplex” i cili na bën të qeshim të gjithë me humorin e tij dhe ka fituar zemrat e të gjithëve.
Visjan Ukcenaj me sa duket se krahas aktrimit ka marrë shumë seriozisht edhe muzikën.
Katër muaj më parë ai publikoi një këngë të titulluar “S’ka si ti”, e cila i dedikohej djalit të tij të vogël, Divinit. Fjalët e ndjera të këngës së tij, ku i shprehte dashurinë të birit, rrëmbyen zemrat e publikut.
Së fundmi, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory, Visjani ka zbuluar se po punon për të sjellë sërish një projekt të ri muzikor.
Një ndjekës e pyet aktorin nëse po sjell ndonjë këngë, ndërsa Visjani i ka treguar se po vjen diçka e bukur.
“Keni ndonjë projekt tjetër muzikor?”- është pyetja që i kanë bërë aktorit dhe ai nuk ka nguruar aspak për t'i kthyer një përgjigje:
“Po, diçka shumë të bukur do bëjmë.”- ka shkruar aktori.