Siç duket 2016-ta do të sjellë te reja në muzikë që në muajin janar. Ashtu si çdo vit edhe ky që po hyn premton diversitet sa i përket artistëve të rinj dhe alumeve të tyre muzikor. Mëposhtë ju prezantojmë disa nga emrat dhe projektet që pritet të bëjnë namin në muajt e ardhshëm:
Charlie Puth - Nine Track Mind
"Nine Track Mind" i cili pritet të publikohet më 29 janar të 2016-tës është albumi debutues i yllit të pop-it nga New Jersey. Kujtojmë që Charlie Puth u bë i njohur në tregun muzikor falë bashkëpunimit me Wiz Khalifa në këngën "See You Again", pjesë kjo e kolonës zanore të filmit "Furious 7". Gjithashtu ai iu bashkua Meghan Trainor në realizimin e hitit të suksesshëm "Marvin Gaye".
Rachel Platten - Wildfire
Ok, teknikisht "Wildfire" nuk është albumi i parë i këngëtares, por është projekti i vetëm muzikor nën emrin e një shtëpie të madhe diskografike për Rachel Platten, e cila arriti të bëhej pjesë e playlistave dhe klasifikimeve botërore falë super himnit kushtuar fuqisë së femrave "Fight Song". E prodhuar nga Jon Levine kënga u ngjit në vend të parë në renditjen britanike ndërsa në atë amerikane zuri vendin e 6-të. Albumi i ri parashikohet të dalë në shitje më 1 janar.
Kevin Gates - Islah
Rrethi i hip hop-it është krenar që prezanton më 29 janar albumin debutues "Islah" të artistit Kevin Gates. I titulluar pas emrit të vajzës së tij, ky album do të dalë në treg nëpërmjet shtëpisë diskografike Atlantic Records. Albumi "Stranger Than Fiction" i vitit 2013-të rezultoi një sukses për Kevin dhe i tillë pritet të jetë edhe ky që do të vijë.
Hinds - Leave Me Alone
Një tjetër grup i cili duket se do të marrë vëmendjen tonë janë katërshja e vajzave nga Madridi, Hinds. Albumi i tyre i parë aq i shumëpritur "Leave Me Alone" do të dalë në shitje më 8 janar. Pavarësisht kësaj, vajzat nuk janë të panjohura me skenën duke qenë se deri më tani kanë mbështetur në turnetë e tyre, grupe si The Libertines, The Vaccines apo Black Lips.