INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vite pas tradhëtisë Britney e kërkon për bashkëpunim, vjen përgjigja e Justin!

Vite pas tradhëtisë Britney e kërkon për bashkëpunim, vjen përgjigja e Justin!

Publikuar më: 09:21 14-09-2016

Justin Timberlake dhe Britney Spears ishin çifti më i famshëm në botë përpara se të ndaheshin në vitin 2002 pas 3 vitesh lidhje.

Dhe 14 vite pas ndarjes, ata ngacmojnë ende imagjinatën e fansave të cilët nuk e kanë kapërcyer plotësisht fundin e marrëdhënies së tyre. Veçanërisht pas komenteve të Britney, e cila tha se do të bashkëpunonte me gjithë qejf me Justin. Kaq mjaftoi për ta filluar lojën, pasi tani është JT që i kthen nderin ish princeshës së pop. Ai tha që do ta bënte padyshim, pasi tani ka një djalë 17 muajsh dhe është e vështirë që mediat të kapen sërish me të për një flirt të mundshëm. Timberlake deklaroi se është vetëm një telefonatë larg. Duket se ka kaluar vërtetë shumë kohë që nga "Cry Me a River", kënga që përflitet se u realizua nga Justin si përgjigje për tradhëtinë e Britney!

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945