INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti 2016 solli këto inovacione mjekësore që do ndryshojnë jetën e njerëzve

Viti 2016 solli këto inovacione mjekësore që do ndryshojnë jetën e njerëzve

Publikuar më: 14:29 30-12-2016

Ishte një vit shumë i rëndësishëm për sa i përket fushës së mjekësisë.

Këto janë disa nga trajtimet më revolucionare që shkencëtarët kanë zhvilluar gjatë vitit kalendarik 2016.

Një terapi e re për fibrozën cistike ndihmoi Klarën që të përdorë sërish mushkritë e saj. Ajo vetë tregon që është fantastike dhe se ndjehet e transformuar, si “larva që u kthye në flutur”.

Për herë të parë, një robot operoi brenda syrit të një njeriu që po verbohej. Pas operacionit burri tha që mund të shikonte.

Një Meksikë një fëmijë u krijua nga tre njerëz. Ai u shpëtua nga një çrregullim fatal gjenetik. E njëjta teknikë është aprovuar dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kirurgët përdorën valët zanore për të kuruar dridhjet dhe kontraktimet e një pacienti. Ai iu nënshtrua një kirurgjie truri pa i hapur kokën.

Një paciente po rekuperon nga psikoza. Doktorët zbuluan se simptomat e saj po shkaktoheshin nga një çrregullim imunitar.

U bë një zbulim i madh në trajtimin e kancerit të prostatës. Terapia fotodinamike përdor lazerat dhe një ilaç të bërë nga një bakter detar për të mundur tumorin.

Është zhvilluar një lojë që mund të ndihmojë për të diagnostikuar sklerozën. Të humbasësh sensin e drejtimit është një shenjë paralajmëruese.

Paratë e mbledhura nga Ise Bucket Challenge ndihmuan në zbulimin e një geni të ri të lidhur me sëmundjen ALS.     

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551