INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti 2017 në botën e Vip-ave, ja cilët janë skandalet që bënë më shumë bujë...

Viti 2017 në botën e Vip-ave, ja cilët janë skandalet që bënë më shumë bujë...

Publikuar më: 09:55 02-01-2018

2017-ta iku, dhe mesa kemi parë për 365 ditë viti që lamë pas, mund ta quajmë pa frikë si një nga vitet me më pak skandale në botën e showbizz- it.

Sido që të jetë nuk mund të themi se të gjithë Vip-at kanë “fjetur”, pasi ka pasur raste kur për disa aktorë dhe këngëtar viti që po lëm pas nuk ishte dhe aq i qetë.

Akuza për përdhunime, akuza për disponim të substancave narkotike, dhe publikime të momenteve intime të Vip-ave.

IN Tv ju sjell tre skandalet që bënë më shumë bujë në vitin 2017.

-Akuzat ndaj Harvey Weinstein për abuzim seksual të 50 femra

Producenti i njohur i filmave të Hollywood, Harvey Weinstein është akuzuar nga më shumë se 50 femra për abuzim seksual, akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht. Ai është një nga producentët më të njohur në botën e filmave si dhe një nga njerëzit më të vlerësuar në ceremoninë e çmimeve Oscar.

-Chris Brown dhe Lil Wayne hetohen për drogë

Dy këngëtarët e njohur Chris Brown dhe Lil Wayne janë nën një hetim federal për drogë. Hetimi filloi pas mesazheve të producentit muzikor Harrison Garcia, i cili besohet t’u ketë shkruar djemve mesazhe për drogë për dy reperët.

-Publikimi i fotove nudo të Amanda Seyfried

Një tjetër skandal në botën e VIP- ave, ishte edhe publikimi i fotografive nudo të Amanda Seyfried. Fotot e publikuara janë momente intime mes saj dhe bashkëshoritit të saj. Ndërkohë Seyfried ka dërguar edhe një letër kërcënuese në drejtim të portalit Celeb Jihad, i cili publikojë fototgrafitë të cilat bukuroshja kërkon që hiqen nga qarkullimi.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152