INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit, fillojnë përgatitjet [VIDEO]

Publikuar më: 13:08 26-01-2017

Migrimi më masiv njerëzor është në zhvillim të plotë këto ditë, teksa mijëra njerëz në Shangai nxitojnë të kapin trenin për t’u ribashkuar me familjet e tyre, me rastin e Vitit të Ri Hënor. Vetëm dy ditë kanë mbetur nga vigjilja e Vitit të Gjelit, që bie më 28 janar, dhe të shumtë ishin ata që vraponin drejt stacioneve hekurudhore me valixhe në duar. Pasagjerët thanë se po prisnin me padurim të takonin familjet e tyre. “Kthimi në shtëpi kërkon rreth 26 ose 27 orë. Ishte shumë e vështirë të siguroje bileta, por unë desha shumë të kthehesha në shtëpi sa më parë të ishte e mundur, që të ribashkohesha me familjen time”, tha një qytetar. Brenda trenave, pasagjerëve iu desh të ndanin hapësirën e ngushtë me shumë të tjerë, e megjithatë kjo vështirë t’ua prishte humorin në këtë prag festash. 2017-a është viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit, që nis më 28 janar dhe përfundon më 15 shkurt 2018. Në shenjën e Gjelit përfshihen të lindurit e viteve 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062