INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i Ri, 60 familje të komunitetit rom marrin shtëpitë e tyre të reja

Viti i Ri, 60 familje të komunitetit rom marrin shtëpitë e tyre të reja

Publikuar më: 15:32 31-12-2017

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-në, përfundoi ndërtimin e 60 banesave pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas, të cilat sot, në ditën e fundit të vitit, u janë dhuruar 60 familjeve të komunitetit rom.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams, u dorëzuan shtëpitë e reja 60 familjeve të komunitetit rom dhe shpërndanë pako me ushqime me rastin e Vitit të Ri.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që ky projekt përfundoi brenda një kohe të shkurtër, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kontribuuan që edhe këto familje ta kalonin Vitin e Ri në një strehë të re.

“Kjo është një ditë e gëzueshme. Komuniteti nga Bregu i Lumit ka pasur kushtet më të vështira të jetesës në Shqipëri. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në këto shtëpi. Urime për shtëpitë tuaj të reja”, u shpreh ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0023519992828369