INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i Ri në Tiranë, fishekzjarre dhe muzikë për të pritur 2017-ën

Viti i Ri në Tiranë, fishekzjarre dhe muzikë për të pritur 2017-ën

Publikuar më: 15:15 31-12-2016

Një spektakël fishekzjarrësh është planifikuar të pushtojë qiellin e Tiranës, i ndjekur nga një koncert i madh në sheshin “Nënë Tereza”. Koncerti thuhet të jetë i konceptuar ndryshe, me performanca nga emrat më të mira të muzikës shqiptarë dhe një atmosferë e cila do të lërë mënjanë dhe temperaturat e ulëta që janë parashikuar këtë fundvit.

“Bashkia Tiranë sot organizon një koncert të madh festiv tek sheshi “Nënë Tereza”, që fillon në orën 11: 30 të natës deri në orën 1: 30. Të gjithë sëbashku ju ftojmë të festoni me ne natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i madh fishekzjarresh, një countdown, këngëtarë dhe një prezantuese fanstastike si Marina”, tha Julinda Dhame, drejtore e promocionin në bashki.

Përveçse këngëtarëve të njohur në sheshin “Nënë Tereza “ në orën 12.00 do të jenë dhe dy motrat Vjollca, Marina dhe Luana.

“Ka për të qenë një koncert i konceptuar shumë ndryshe, fantastik. Një koncert, ku do të jenë disa nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare, por edhe performanca të jashtëzakonshme. Duhet të vini me patjetër dhe të mos e humbisni, sepse ka për të qenë ora 00:00, momenti i hedhjes së fishekzjarreve, një spektakël i garantuar dhe që ka për të mbetur shumë gjatë në memorien tuaj. Mos mungoni, hajdeni për t’u argëtuar dhe për ta përcjellë me hare vitin 2016”, tha Marina Vjollca, moderatore.

Klajdi Selimi dhe grupi i tij i baletit do të performojnë në këtë koncert të madh që pritete të ndezë atmosferën festive në Tiranë.

“Do të performojnë edhe vajzat Elementriks, do të kemi “Lazer Show”. Urimet më të mira, ju presim që të gjithëve në shesh, mos mungoni, super koncert”, tha Klajdi Selimi.

Këngët e zgjedhura ritmike, atmosfera që premtojnë se do ndizet në mesnatë në kryeqytet duket se do të mposhtin dhe temperaturat e ulëta që janë parashikuar në këtë 31 dhjetor.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543