INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i Ri nis me mbylljen e autostradës Tiranë-Durrës. Ja kur dhe si do të devijohet lëvizja e mjeteve

Viti i Ri nis me mbylljen e autostradës Tiranë-Durrës. Ja kur dhe si do të devijohet lëvizja e mjeteve

Publikuar më: 15:54 30-12-2018

Autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet në datën 4 janar. Autoriteti Rrugor Shqiptar që sqaron se “paralizimi” i lëvizjes së automjeteve në këtë aks do të bëhet për shkak se do të nisin punimet për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy tombinove në segmentin Tiranë–Qafë Kashar, në kilometrin 6+600 dhe 6+800.

Devijimi i trafikut

Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994