INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i ri shkollor nis me rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve, faktorët social-ekonomikë

Viti i ri shkollor nis me rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve, faktorët social-ekonomikë

Publikuar më: 09:49 16-09-2019

Edhe ky vit i ri shkollor nisi me një ulje të theksuar të numrit të nxënësve. Pakësimi i lindjeve dhe braktisja e vendi janë arsyet kryesore, që për pasojë po mbyllen dhe klasa. Pra faktorët janë sa socialë dhe ekonomikë. Çiftet e reja nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të lindur shumë fëmijë dhe pjesa tjetër lënë vendin pasi ju nuk gjejnë punë të sigurt dhe ka mungesa të theksuara shëbimesh.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, në arsimin 9-vjeçar nisën studimet 306 mijë nxënës ose 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit, me vitin 1992 janë rreth 200 mijë nxënës më pak. Kurse në raport me vitin 2011, kur u realizua dhe censusi i fundit, në bankat e shkollës këtë vit u ulën 114 mijë nxënës më pak. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe në vitet e ardhëshme. Mendohet se në vitin shkollor 2021-2022, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.
Eurostat pak ditë më parë publikoi një raport të fortë që lidhet me largimin e të miturve nga vendi. Kjo është një tjetër provë që tregon se përse ka kaq pak nxnënës në shkollat shqiptare. Që prej 2010-s, nga vendi çdo vit janë larguar mesatarisht 15.000 të mitur drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Viti 2018 shënoi rritje të numrin të të miturve u pajisën me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, me rreth 17.279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me vitin 2017. Po shifrat janë më të larta se kaq, pasi Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Article Logic
Execution time: 0.0023829936981201