INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i ri, surprizë e re nga WhatsApp, por nuk do t’ju pëlqejë aspak! Zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Viti i ri, surprizë e re nga WhatsApp, por nuk do t’ju pëlqejë aspak! Zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Publikuar më: 21:39 30-12-2018

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, WhatsApp do të sjellë së shpejti reklamat e personalizuara. Kështu, pritet që përdoruesit të përballen brenda një kohe të shkurtër me reklama të shfaqura në mes të “statuseve” të miqve të tyre.

Pra, do të ndodhë e njëjta gjë si në Instagram dhe në kompaninë mëmë, Facebook ku reklamat tashmë kanë nisur të shfaqen prej kohësh. WhatsApp është aplikacioni i mesazheve më popullor në botë me më shumë 1.5 miliardë përdorues çdo muaj.

Vetëm gjatë këtij viti përdoruesit e aplikacionit kanë parë një numër të madh ndryshimesh, duke përfshirë këtu “sticker-at” dhe video-telefonatat në grup. Tashmë me nisjen e vitit të ri, pritet që edhe reklamat e personalizuara të shfaqen në mes të “statusit” të shpërndarë nga përdoruesit. Pas marrjes së vendimit nga ana e Facebook, më herët gjatë këtij viti, bashkëthemeluesi i aplikacionit,Brian Acton, u largua nga kompania pasi nuk ishte dakord me ndryshimet.

rekt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443