Viti i ri tashmë ka mbërritur në një sërë shtetesh në Azinë Juglindore. Me spektakle fishekëzjarrësh, mijëra qytetarë i janë gëzuar ardhjes së vitit 2018 në Hong Kong, Korenë e Jugut si dhe në Japoni. Viti i ri ka ardhur edhe në Korenë e Veriut, ku mijëra njerëz po festojnë me një spektakël të madh fishekzjarrësh në Phenian. Më herët, Viti i Ri ka mbërritur edhe në Australi dhe në Zelandën e Re.