Sa vjen dhe fama e artistëve shqiptarë po rritet edhe më shumë…
Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj. Por le të qëndrojmë tek shqiptarët. Të arrish shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, për ne shqiptarët është sukses.
2018-ta ka qenë viti i sukseseve për shumë personazhe të njohur dhe këto shifra popullariteti janë treguesit e tij. Të famshmit zgjedhin të tregojnë gjithçka për jetën e tyre në ‘Instagram’, por edhe promovojnë me të gjitha mundësitë që ky aplikacion ofron prodhimet artistike. Në Shqipëri suksesi i artistëve është gjithmonë e më shumë në rritje, ndërsa këngët e tyre tashmë nuk janë hite vetëm brenda kufijve kombëtarë, por edhe jashtë tyre.
Kur vjen puna tek numri i ndjekësve, synimi i të gjithëve është të kapin shifrën e 1 milion fansave. Enca është e para artiste shqiptare që e kapi këtë shifër dhe tani numëron 1.9 milionë ndjekës. Sigurisht shifra vazhdon të rritet.
Më tej emra të tjerë të botës së medias dhe muzikës ju shtuan listës, e cila vijon si më poshtë:
Luana Vjollca
Ermal Mamaqi
Armina Mevlani
Dafina Zeqiri
Dhurata Dora
Elvana Gjata
Era Istrefi
Noizy
Kida
Xhensila Myrtezaj
Ledri Vula
Aurela Hoxha
Loredana Zefi
Reperi Azet