Cristiano Ronaldo e përmbylli 2016 një vit perfekt, pasi fitoi dje Futbollisti më i mirë i viti 2016 nga FIFA. Ylli portugez ka fituar pothuajse gjithçka në vitin 2016, duke përfshirë këtu edhe kompeticionet më të rëndësishme, Botërorin e Klubeve, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve, derisa së fundmi e fitoi edhe “Topin e Artë”
Viti 2016 ishte pa dyshim më i miri në karrierën e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez fiton dhe jashtë saj ku në ceremoninë e mbajtur dje në Zyrih, Ronaldo u shfaq për herë të parë në publik me të dashurën e tij të re, Georgina Rodriguez. Edhe pse prej kohësh ishte bërë e ditur lidhja e tyre, poza e dyshen në tapetin e kuq, bashkë me djalin e futbollistit, konfirmoi gjithçka. Georgina është dukur tepër e dashur me djalin e yllit të Real Madrid.