INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Viti shkollor nis me disa problematika! Mijëra nxënës më pak për shkak të emigracionit[VIDEO]

Publikuar më: 13:33 17-09-2018

Oborret e shkollave në të gjithë vendin gumëzhijnë nga nxënësit dhe prindërit. Pas tre muaj pushimesh sot nisi viti i ri shkollor për afro 480 mijë nxënës nga të cilët 32 mijë shkojnë për herë të parë. Shumë e kanë pritur me shumë qejf rikthimin në vatrën e dijes dhe më të gëzuar janë shfaqur nxënësit e klasave të para. Ndërsa më të rriturit u çmallën dhe me shokët e klasës.

Ky vit i ri shkollor edhe pse ka nisur më vonë se vitet e shkuara është shoqëruar me mungesë librash. Nxënësit e klasë së 8 thonë se nuk janë pajisur me të gjitha.
Mes fëmijëve që gëzojnë për nisjen e shkollës gjatë vëzhgimit tonë takuam dhe disa që nuk e kanë pritur me qejf këtë ditë.
Me lule në duar nxënësit kanë ndarë dhe urime për një vit të mbarë shkollor. Ky vit i ri shkollor ka hyrë me disa risi. Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt nuk i kanë blerë librat, por qeveria ua dha në përdorim dhe në fund të vitit ata do t’i dorëzojnë për brezin e ardhshëm. Një masë tjetër për të mos humbur vëmendjen nga mësimi është dhe mos mbajtja e celularëve në shkolla. Ato nuk do të përdoren nga nxënësit dhe mësuesit gjatë orëve të mësimit. Këtë vit ka rënë në sy e një numër gjithënjë dhe më i ulët i të regjistruarve në arsimin 9-vjeçar e kjo lidhet me lindjet e pakta të viteve të fundit dhe me emigracionin, pasi arsimin e detyruar në vitin shkollor 2018-2019 do ta ndjekin rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se në 2017 e rënia nuk është pak po afro, 7.1%.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111