Vitin që kaluam Luana Vjollca e filloi vitin 2020 me motrën e saj, Marina Vjollcën në Dubai, vend që dhuron spektakël fishekzjarresh dhe në të njëjtën kohë disa ditë të ngrohta me diell.
Luana dhe Marina ishin nën shoqërinë e njëra-tjetrës e siç u pa në postimet e tyre, nata e parë e vitit 2020 ishte një mrekulli për to.
Mirëpo ku festoi Luana këtë vit?
E dinim që moderatorja ishte shumë e dhënë pas punës, por nuk e kishim pritur që të arrinte deri në atë pikë sa ta kalonte natën e ndërrimit të viteve në xhirime.
Ndonëse kjo natë festive supozohet të kalohet me familjen dhe njerëzit e zemrës, moderatorja e ka kaluar në punë, me familjen e saj të dytë, stafin e “Shiko Kush LUAN”.
Kur të gjitha personazhet publike publikuan foto e video nga atmosfera e tyre pranë tryezës e familjarëve, Luana na surprizoi të gjithëve kur u shfaq në rrjetet sociale duke e pritur 2021 në Top Channel, sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme.
Sakaq, ajo ka publikuar edhe spotin e “Shiko Kush LUAN” që do transmetohet mbrëmjen e sotme, dhe duket se paska rezervuar goxha surpriza.
Në fund të videos ajo shfaqet duke intervistuar veten dhe le të themi se paska edhe pyetje pikante të tipit “Pse e viziton kaq shpesh Kosovën?” Nuk e dimë se çfarë tjetër ka përgatitur Luana për vete, por mezi po presim ta shohim në ekran.
Luana e mbyll 2020 me shijen më të mirë dhe vetëm dy ditë para finalizimit të këtij viti ajo arriti 2 milionë ndjekës në Instagram. Sakaq, peshën më të madhe të suksesit e mban padyshim “Shiko Kush LUAN” që ka gozhduar shqiptarët para ekranit, duke dhuruar jo vetëm lojëra argëtuese, por edhe shumë të pathëna e emocione.