Vivien Thano, në një intervistë për 'Mos i bjer me Top' është shprehur se arsyeja e ndarjes nga Getinjo lidhej pikërisht me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.
Nuk kaloi shumë dhe vetë Getinjo reagoi për këtë deklaratë.
Ai ka postuar një video në Instastory-n e tij, për t'iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte ish-partneres së tij, duke theksuar se është i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe ishte i bindur që do të flitej kjo temë publikisht. Ai thekson se i njeh njerëzit dhe e di kur dikush kërkon vëmendje.
Më tej, në një tjetër Instastory ai pranon se është i varur nga bizhozi por asnjëherë nuk i ka sjellë probleme njerëzve të tij të dashur.