Xhaxhai i këngëtareve Greta dhe Eni Koçi është përfshirë në një skemë mashtrimi.
Mësohet se personi me inicialet L.Koçi u kishte premtuar disa personave se do tu siguronte viza për në Kanada kundrejt shumës prej 3 mijë euro. Disa persona kanë kallëzuar në polici xhaxhain e këngëtares se pasi u ka marrë paratë do i conte në Kanada si pjesë e grupit muzikor të Greta Koçit.
Skema ishte e tillë personat do të regjistroheshin si pjesëtarë të bandës muzikore të këngëtares do udhëtonin drejt Kanadasë për koncerte të organizuara nga klubet e emigrantëve shqiptarë. Por pasi kanë
bërë pagesën kallzuesit shprehen se kanë pritur të njoftoheshin për udhëtimin por kjo gjë nuk ka ndodhur. Prandaj ata kanë kallëzuar në polici rastin.
Pritet që tashme dhe këngëtarja të merret në pyetje nga policia.