Pas votimit të rezolutës në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë ka reaguar edhe zëdhënësja e KE, Natasha Bertaud.
Sipas Bertaud, KE ende nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullimin e vizave. Bertaud shprehet, ndër të tjera, se pezullimi i vizave është një procedurë specifike.
Dhoma e përfaqësuesve në Hollandë miratoi të martën me shumicës votash, 92 nga 150, një propozim të paraqitur nga 5 forca politike, 3 prej të cilave pjesë e koalicionit në pushtet, sipas të cilit Qeveria e këtij vendi do të duhet t’i kërkojë Komisionit Europian të pezullojë mekanizmin e rregjimit pa viza.