INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIZAT PËR SHQIPËRINË/ Reagon qeveria holandeze: Për momentin jo ndryshime, po shqyrtojmë…

VIZAT PËR SHQIPËRINË/ Reagon qeveria holandeze: Për momentin jo ndryshime, po shqyrtojmë…

Publikuar më: 20:33 16-04-2019

Qeveria holandeze përmes një njoftimi për mediat ka mbajtur një qëndrim zyrtar për mocionin në parlament për kthim të vizave për shqiptarët.

Qeveria e shtetit holandez shprehet se parlamenti i vendit ka kërkuar pezullim të vizave.

“Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët. Për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave. Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.

Qeveria e Holandës sqaron se për momentin procedurat për viza për shtetasit shqiptarë mbetet e njëjtë.

“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pasaporte biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.

Për pezullimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar edhe ambasada holandeze në Tiranë. Ambasada, duke cituar qeverinë holandeze, bën me dije se për momentin, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

“Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Holandë:

Qeverisë Holandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të regjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Holandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pasaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609