INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita e Bushatit në Kinë, kërkon mbështetje për  “Rrugën e Arbrit”

Vizita e Bushatit në Kinë, kërkon mbështetje për “Rrugën e Arbrit”

Publikuar më: 15:19 27-08-2016

Ministri i jshtëm, Ditmir Bushati gjatë vizitës zyrtare në Kinë pati takim me anëtarin e Këshillit të Shtetit Yang Jiechi. Bushati i kërkoi mbështetje Kinës për të realizuar projektin e Rrugës së Arbrit. Gjatë këtij takimi u rikonfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe mundësitë e bashkëpunimit dypalësh me interes të ndërsjellë.

Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë do të ndikojë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të “Rrugës së Arbrit”, si edhe për mundësimin e çertifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë” thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme. Zoti Yang  nuk ka harruar të theksojë edhe mbështetjen e Shqipërisë në moment të vështira ndaj e konfirmoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare. Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila e vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154