INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita e deputetëve të PS në SHBA për të firmosur këtë Memorandum të rëndësishëm

Vizita e deputetëve të PS në SHBA për të firmosur këtë Memorandum të rëndësishëm

Publikuar më: 21:40 18-11-2017

Taulant Balla ka zhvilluar sot takimin me delegacionin amerikan, në përbërje të të cilit ishte kreu i Institutit Demokratik amerikan (NDI) Robert Benjamin dhe Drejtori i Programeve të Partive Politike të NDI në Washington zotin Ivan Doherty.

Gjatë takimit ai tha se Shqipëria ka patur një bashkëpunim të ngushtë me këtë institut, që prej 15 vitesh dhe se u vlerësua  fakti që Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri, bazuar në një strukturë auditimi tërësisht të pavarur dhe profesionale.

STATUSI I BALLËS

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste pata kënaqësinë të prisja në një takim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik amerikan NDI zotin Robert Benjamin dhe Drejtorin e Programeve të Partive Politike të NDI në Ëashington zotin Ivan Doherty.

Partia Socialiste e Shqipërisë prej 15 vitesh ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Institutin Demokratik amerikan dhe ne vlerësojmë maksimalisht asistencën dhe këshillimin e ekspertëve të NDI në përgatitjen e drejtuesve të rinj dhe në rritjen e transparencës së financimit të partive politike.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e lartë të Institutit Demokratik u vlerësua fakti që Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri, bazuar në një strukturë auditimi tërësisht të pavarur dhe profesionale.

Shumë shpejt një delegacion i Partisë Socialiste do të vizitojë zyrat qëndrore të Institutit Demokratik amerikan në Washington për të diskutuar dhe nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes PS dhe NDI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883