Kreu i qeverisëi Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetëve evropianë lidhur me bojkotin e opozitës. Përmes një postimi në rrjetin social ’Twitter’, kryeministri shprehet se nuk ndjen asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër të europarlamentarëve, ndaj opozitës.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit.