INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita e Kotzias: Çamët protestë përballë Ministrisë së Jashtme

Vizita e Kotzias: Çamët protestë përballë Ministrisë së Jashtme

Publikuar më: 09:16 06-06-2016

“Hiqni ligjin e luftës”, “Çamëria nëna jonë”, “stop vetos”, janë disa nga pankartat që protestuesit e shoqatës “Çamëria” mbanin në duar gjatë protestës së tyre përpara Ministrisë së Jashtme, në ditën kur Tiranën e viziton kreu i diplomacisë greke Nikolaos Kotzias.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të ndahen gjërat:
“Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë. Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”.
Orët e fundit përpara vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias, ishin shumë intensive në të dyja kampet. Kreu i diplomacisë greke erdhi në Tiranë me “Dosja Kotzias”, të cilën ky i fundit do ta paraqesë palës shqiptare, ndërsa përballë do të ketë dhe dosjen e ministrit Ditmir Bushati. Mësohet se dosja e “Kotzias”, kryefjalë ka dy çështje: atë të kufirit detar dhe atë të të rënëve grekë në Shqipëri. Kryediplomati grek mbërriti në Tiranë për të gjetur zgjidhje për këto çështje, të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme për ta.
Por “Dosja Bushati” ka si kryefjalë mbylljen e kapitullit të Luftës së Dytë Botërore, ku përfshihet edhe ligji grek i Luftës, i cili për palën shqiptare është absurd.
Gjatë qëndirmit në Tiranë, Kotzias do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, me Ministrin e Jashtëm, Presidentin Bujar Nishani, kreu e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kishësh Ortodokse, ndërsa pritet të mbajë dhe një leksion të hapur me studentët sëbashku me homologun e tij shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227