Duket se dikë e ka shkelur në kallo ambientalisti Leonardo DiCaprio.
Aktori postoi në Instagramin e tij gjatë javës që lamë pas disa foto të realizuara në Indonezi, ku fliste për rëndësinë e mbrojtjes së habitatit të elefantëve, të cilët për shkak të parcelave me vajin e palmave, po rrezikojnë zhdukjen e këtyre specieve. Por ja ku ka ardhur menjëherë pergjigja nga autoritetet indoneziane. Ka qenë zëdhënësi i Drejtorisë së Pergjithshme të Migracionit, Heru Santoso, i cili ka thënë se nëse 41-vjeçari vazhdon me postime të tilla provokuese, mund edhe të ndalohet të hyjë në Indonezi. Thoni vallë do të prapësohet aktori? Një gjë është e sigurt, misioni i tij ambjentalist vazhdon!