INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita në SHBA. Meta pritet nga Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan. Temë diskutimi reforma në drejtësi

Vizita në SHBA. Meta pritet nga Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan. Temë diskutimi reforma në drejtësi

Publikuar më: 17:33 18-01-2017

Kreu i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta është pritur në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës/Sekretari i Shtetit William Brownfield. Temë e diskutimit midis Metës dhe Brownfield ka qenë forcimi i bashkëpunimit të mëtejshëm për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar. Nga ana e tij ndihmës sekretari Brownfield vlerësoi hapat madhore të ndërmarra për reformën në drejtësi në vendin tonë si dhe përgëzoi kreun e Kuvendit Meta për konsensusin e arritur në miratimin e reformës. Kryeparlamentari Meta po do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Ceremonia e betimit të Trump do të zhvillohet me 20 janar.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488