INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizita tek mjeku për të marrë patentë dhe leje për armë, rriten me 3 mijë lekë të tjera!

Vizita tek mjeku për të marrë patentë dhe leje për armë, rriten me 3 mijë lekë të tjera!

Publikuar më: 10:56 04-04-2016

Një tjetër shërbim me pagesë në shëndetësi i shtohet qytetarëve, që dëshirojnë të pajisen me patentë apo dhe leje për përdorim të armëve. Për vizitat tek mjeku i syve dhe veshëve  duhet të paguhen 3 mijë lekë, nga 150 mijë për secilën edhe në rastet kur je i siguruar.
 
Përpara se Ministria e Shëndetësisë të nxirrte këtë urdhër për të marrë patentën paguhej vetëm 1 mijë lekë si mandat pagese për dy vizitat mjekësore. E me gjithë tarifën e re një shoferi të ri, por dhe atyre që duan të rinovojnë patentën iu duhet të paguajën 4 mijë lekë për të marrë dokumentat e nevojshme shëndetësore.
 
Ministria e Shëndetësisë sqaron se tarifa prej 3 mijë lekë për vizitat tek mjeku i syve dhe ai i vesheve paguhet vetëm në rastet kur aplikohet për leje drejtimi dhe për leje të përdorimit të armëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549