INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizitë ‘blic’ në Shkodër/ Ironia e Braçes: Për Voltanën këtu lexojnë edhe qentë...

Vizitë ‘blic’ në Shkodër/ Ironia e Braçes: Për Voltanën këtu lexojnë edhe qentë...

Publikuar më: 11:17 09-04-2019

Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi nga Shkodra se PS do të futet në zgjedhje, duke theksuar se ka kandidatë që do ta ndryshojnë tërësisht imazhin e këtij qyteti.

Në këtë vizitë të tij në qytetin verior, nuk munguan as sulmet në drejtim të Voltana Ademit. Ai u shpreh se ndihet i keq ardhur për mënyrën si është ndërtuar Shkodra.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent. Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohem nga te rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesara e partisë. Ketë herë në Shkodër në orë 8 të mëngjesit kazanët e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekës gjeta qentë endacakë dhe me duket në Shkodër per kryebashkiaken edhe qentë lexojnë.

Patjetër që kemi kandidatet për Shkodrën per zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se Partia Socialiste ka një projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.Me vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë per mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për këtë bashkia Shkodër ka marrë shumë gjoba nga institucionet. Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do te futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtojë qeverinë.Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjëherë të kontestojmë kryebashkiaken Ademi, asnjëherë përderisa zgjedhjet janë certifikuar si legjitime” deklaroi Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749