INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizitë historike, Kerry në memorialin e Hiroshimës

Vizitë historike, Kerry në memorialin e Hiroshimës

Publikuar më: 09:52 11-04-2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë vizitë historike në Memorialin e Hiroshimës në Japoni, i cili përkujton sulmin e parë bërthamor në botë.

Ai është Sekretari i parë i Shtetit që viziton Hiroshimën, ku rreth 140 mijë persona u vranë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bombën atomike në vitin 1945. Kerry është shoqëruar nga ministrat e Jashtëm të G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike, të cilët janë mbledhur në Hiroshimë për një samit dyditor.

Ata kanë vënë kurora me lule në memorial dhe kanë mbajtur një minutë heshtje. Ministrat vizituan gjithashtu edhe të ashtuquajturën Kubeja e Bombës, mbi të cilën shpërtheu bomba atomike dhe muzeun e afërt të Hiroshimës që tregon historitë personale të atyre që humbën jetën.

Kerri shkruajti në librin e mesazheve se Hiroshima ishte një kujtesë e zymtë dhe e ashpër jo vetëm e detyrimeve për t’i dhënë fund kërcënimit të armëve bërthamore, por edhe për të përqendruar të gjitha përpjekjet në shmangien e luftrave. Në 8 e 10 të orës lokale, në 6 gusht të vitit 1945, bombarduesi US B-29 lëshoi mbi Hiroshimë një bombë me uranium të pagëzuar me emrin “Djali i vogël”. Ajo shpërtheu 600 metra mbi atë që njihet tani si Kubeja e Paqes së Hiroshimës.

Rreth 70 mijë persona humbën jetën në vend. Në fund të vitit, bilanci i viktimave arriti në 140 mijë, pasi shumë të tjerë vdiqën si pasojë e plagëve të marra dhe efekteve të rrezatimeve. 3 ditë më vonë një bombë e dytë shënjestroi Nagasakin, duke detyruar Japoninë të dorëzohet. Ky ishte dhe fillimi i fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kerry deklaroi më herët se me vizitën e tij në Hiroshima do të nderonte të rënët, por theksoi se fokusi i udhëtimit të tij do të ishte tek e tashmja dhe e ardhmja.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369