INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vizitë historike, pas 90 vitesh një president amerikan viziton Kubën

Publikuar më: 08:40 21-03-2016

Presidenti amerikan Barak Obama , bashkë me bashkëshorten e tij Mishell dhe dy vajzat e tij ka mbritur në vizitë në Havana të Kubës.

Obama është presidenti i parë i SHBA-së i cili pas 90 vitesh viziton ishujt karibe.

Në pistën e aeroportit, Presidenti, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat, u përshëndetën nga një delegacion kuban, i cili i dhuroi Zonjës së Parë Michelle Obama një buqetë lulesh.

Udhëheqësi amerikan përshëndeti me dorë një turmë dashamirësish, ndërsa hipi në një limuzinë, për të shkuar së pari në një takim me personelin e ambasadës amerikane dhe familjet e tyre në Hotelin Melia Habana të Havanës.

Shtëpia e Bardhë tha se vizita triditëshe e Presidentit Obama dhe fjalimi i tij të martën në Havanë, përfaqësojnë një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy armiqve të Luftës së Ftohtë. Ky është një tjetër zhvillim pas rivendosjes së marrëdhënieve tetë muaj më parë.

“Diplomacia, duke përfshirë guximin për të hapur një kapitull të ri pas dështimit të politikave të së kaluarës, ja kështu e filluam kapitullin e ri të angazhimit me popullin e Kubës," tha Presidenti gjatë një fjalimi në Departamentin amerikan të Shtetit pak ditë para nisjes.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417