INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizitë në ‘Hostel by Anabel’, ja çfarë ndodhi [FOTO/VIDEO]

Vizitë në ‘Hostel by Anabel’, ja çfarë ndodhi [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 20:37 16-06-2018

Për episodin e kësaj jave, Eni Shehu erdhi në regjistrimin e "Hostel by Anabel", bashkëproduksion i Anabel me INTv.

-640-0-5b2556a8af166.jpg

Shehu e nisi intervistën me Ana Haxhimalin, më të renë e anabel.al dhe rrjedhimisht "Hostel by Anabel" i cili transmetoi premierën këtë të hënë në INTv.

 “Ti mendon se ne aktrojmë këtu?! Me siguri nuk do të ishim këtu [nëse do të aktronim],” tha ajo. “Kjo është eksperienca ime e parë në televizion. Studioj gazetari në Universitetin e Tiranës. Isha një nga vajzat e Anabel, [u përzgjodha dhe kjo do të thotë] që do të thotë se këtu nuk ka aktore.”

-640-0-5b2556accdfbc.jpg

Ndërsa Megi Pojani u përgjigj për kushtet që u deshën që ky projekt të vinte në jetë. “Ky është një projekt që Dalina e ka menduar para shumë kohësh. Në momentin që u poqën kushtet e duhura dhe mbase u mblodhën njerëzit e duhur, erdhi në jetë. Është një punë intensive dhe deri tani njerëzit e kanë pëlqyer. Ka pasur komente nga më të ndryshmet, por kjo është normale,” tha Pojani. Dhe po, gjithë stafi i "Hostel by Anabel" do të punojë gjatë verës, sepse “jemi goca të bukura dhe puntore.

-640-0-5b2556ac33438.jpg

Për sfidën mes televizionit tradicional dhe produksioneve online, Shehu pyeti Alberta Kamenicën. “Ne nuk u bazuam thjesht te televizioni tradicional. Meqë si projekt do të transmetohet dhe online, po prodhojmë për atë brez që është mësuar të shohë online,” tha ajo.

-640-0-5b2556aa0d7cd.jpg

Deamishel Hoxha i dha fund aludimeve për favorizime, nëse ka të tilla: “Kam më shumë hapësirë emisionin e parë, sepse bëhej fjalë për makeup dhe isha më e përshtatshme aty. Në vazhdim kemi temat tona, ku jemi të fuqishme dhe nuk do të ketë favorizime

-640-0-5b2556a95e71a.jpg

 

Gjithë pyetjet që kishit ndërmend, por nuk dinit t’i pyesnit, marrin përgjigje në fund të segmentit nga autorja e "Hostel by Anabel", Dalina Buzi:

“Frymëzimi i këtij programi kanë qenë këto vajza. Jam munduar të zgjedh me audicion dhe nuk kam parë CV, përveç mënyrës së të shkruarit dhe përgjegjshmërisë. Kam parë energjinë, sa mendjehapura janë, sa të zhdërvjellëta janë, sa paragjykuese je...

Duke qenë se kam qenë skenariste dhe kam shkruar skenarë për prezantuese  – përveç Arditit, me të cilin është kënaqësi të punosh – erdhi një pikë që unë nuk doja ta bëja më atë punë, nuk doja të shkruaja më për të tjerë. Ajo që shkruaja unë dhe ajo që interpretohej, nuk vinte siç e kisha paramenduar. Ishte një lodhje e dyfishtë. Kështu që, ose gjej njerëz interesantë dhe nuk bëj skenar për ta, thjesht ndërtoj strukturën, intrigat. Ose bëj këtë, ose dal vetë [në ekran]. Kam hequr dorë përfundimisht nga shkrimi i skenarit për njerëz që e marrin, e lexojnë dhe dalin në skenë. Prandaj doja shumë t’i promovoja këto vajza.

Ke parë ndonjëherë moderatore që flasin për herpes në buzë, si i ndodhi Deas javën e kaluar? Këtë radhë do flasim për të dashurit e tyre. Për shembull, javën e kaluar Alberta tregoi se është rikthyer me të dashurin e saj. Flasin për menstruacionet, gjëra për të cilat nuk flitej në televizion. Është koha e internetit, modernizmit, Netflix-it, e të rinjve shqiptarë që flasin gjysmë shqip, gjysmë anglisht. Është koha e energjisë dhe e hapjes së botës. Të rinjtë nuk e gjejnë më veten në disa formate e lloje prezantimi që janë shumë të lodhshme. Disa gjëra nuk duhet t’i humbasin televizionit, natyrisht, por doja ta lija më të lirë individin dhe të nxirrja më të mirën, të mos e ngurtësoja. Sidomos femrën. Kemi shumë nevojë të promvojmë vajza të shkathëta, të lira, që flasin dhe për seksin dhe për politikën, madje që lyejnë thonjtë teksa flasin për politikën.”

Hostel by Anabel transmetohet çdo të hënë në 17:00 në INTv. Ritransmetohet të martave në 12:30 dhe të shtunave në19:00. Më poshtë gjeni episodin e parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896