Rita Ora është një ndër artistet më të kërkuara nëpër koncerte në botë. Së fundmi, ajo ka performuar në Rumani, Rusi dhe Kroaci, ku është mirëpritur nga mijëra fansa. Në këto tri shtete, ajo ka udhëtuar për vetëm tri ditë e ndërsa angazhimet e shumta e kanë lënë pa gjumë.
Ka qenë vetë kënëgtarja me origjinë shqiptare që e ka treguar këtë nëpërmjet disa fotove që ka publikuar në Instagram.
“Mbijetova tri shtete në tre ditë dhe rreth katër orë gjumë në mes. Tani kam mbaruar këtu. Jo mjaft e sigurt,për të qenë e sinqertë”, ka shkruar ajo.
Rita është kthyer në Londër pas koncertit në Kroaci, dhe tani ka disa ditë të lira për të pushuar pas angazhimeve të shumta me turneun e saj.