INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedh 3 mijë adresa facebook-u dhe foto intime të vajzave, në pranga 20 vjeçari

Vjedh 3 mijë adresa facebook-u dhe foto intime të vajzave, në pranga 20 vjeçari

Publikuar më: 09:26 02-11-2018

Rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Por edhe rreziku që adresa juaj të vidhet vijon të jetë prezent. Policia arreston një 20-vjeçar në Tiranë i akuzuar për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. 20 vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj, të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Arben Bozhiqi, 20 vjeç, lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë, Tiranë

Njoftimi i Policisë:
“U gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi Arben Bozhiqi. Gjatë këqyrjes së profileve që administroheshin nga ky shtetas u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.
Ky shtetas ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj periudhe kohore dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi etj”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551