E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Instagramin e Stresit.
Gazeta Express bën me dije lajmin se brenda një ore Instagrai i reperit të njohur është mbushur me screenshot bisedash private të profilit të tij, jo vetëm me miq por edhe me artistë të ndryshëm. Në komentet e shumta që janë bërë tek këto foto të forta, ndjekësit e tij kanë theksuar se bëhet fjalë për dikë që i ka hackuar faqen. Diçka e tillë duket se konfirmohet edhe nga mbishkrimet mbi çdo foto, të cilat kanë për qëllim denigrimin e figurës së Stresit.