INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedhja në Rinas, PD e LSI: U cënua siguria kombëtare, ska ndodhur as në ‘97 [FOTO]

Vjedhja në Rinas, PD e LSI: U cënua siguria kombëtare, ska ndodhur as në ‘97 [FOTO]

Publikuar më: 10:32 04-07-2016

Grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit është diskutuar këtë të hënë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Aleati kryeson në qeveri, LSI reagoi ashpër një ditë pas kësaj ngjarjeje, por dhe këtë të hënë ka qënë Lëvizja Socialiste ëpr Integrim ajo që ka ngritur alarmin për këtë çështje. Deputeti i LSI-së, Luan Rama tha se pas kësaj ngjarje, siguria në Rinas është zero.

Luan Rama:
“Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll”.


Opozita thotë se me grabitjen në aeroportin e Rinasit është cënuar siguria kombëtaren, ndërsa deputeti demokrat Asllan Dogjani kërkoi që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të raportojë për këtë ngjarje në komisionin e sigurisë.
Asllan Dogjani:
“Makina e cila u përdor nga grabitësit mund të ishte me eksploziv, duhet të merreshin masa për një mbledhje te jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare”.
Por socialistët kërkojnë që kjo çështje të lihet në dorë të drejtësisë.
Paulin Sterkaj:    
“Duhet të lëmë hetimet të flasin vetë. Kam bindjen se grupi që grabiti s’ka qenë grup i armatosur, por marrëveshje midis individëve me pozicione të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037