Aleksandër Kola, që në orët e para të mëngjesit ka hyrë në ambientet e lokalit të V.L., banuese në Gjirokastër dhe i ka vjedhur me dhunë 55.000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”. Për këtë arsye 21-vjeçari me banim në Konispol u arrestua nga policia me akuzën vjedhje me dhunë një lokal në Gjirokastër.
Në cilësinë e provës materiale i’u gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje me dhunë", parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.