Hajdutë ende të paidentifikuar kanë kryer një vjedhje spektakolare. Në shënjestrën e tyre kanë qënë dhomat e studentëve. Sipas policisë hajdutët kanë hyrë në dhomat e disa studentëve dhe kanë thyer dyert e tyre duke marrë para dhe sende të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur në godinën 9, në dhomat e shtetaseve N. M., dhe E. O, 20 dhe 19 vjeçe, ku iu kanë marrë 8000 lekë dhe një laptop.
Studentet kanë bërë denoncimin në Komisariatin nr.1 dhe policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve.