Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Këto ditë kemi dëgjuar për vjedhjen e miliona eurove të bankave, duke u frikësuar për sigurinë tonë.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në mesnatën e sotme në Itali.
Pikërisht në Arezzo është vjedhur një sasi ari me vlerë 4 milionë euro. Ari po transportohej me një mjet të blinduar si dhe shoqërohej nga dy mjete të tjera. Një nga shoferët e mjetit kishte për të mbyllur turnin, dhe makina që transportonte arin ka ndaluar duke pritur shoferin tjetër që do transportohej nga makinat shoqëruese.
Por makinat shoqërisë kur janë kthyer, nuk e kanë gjetur mjetin aty ku e kishin lënë. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila e ka gjetur mjetin disa kilometra më larg të braktisur por edhe të boshatisur.