INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen dorëheqja e parë nga kryesia e PD

Vjen dorëheqja e parë nga kryesia e PD

Publikuar më: 12:31 23-07-2017

Sapo Lulzim Basha është rikonfirmuar për së dyti si kryetar i PD-së, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga kryesia e demokratëve.

“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Unë, pas humbjes dramatike të PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive.

Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem.

Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”, përfundon shënimin në Facebook e tij, Tomorr Alizoti që sot është tërhequr nga funksionet e tij në PD.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492