Telenovela e romancës së The Weeknd me Selena Gomez ka arritur që të tërheqë vëmëndjen ndoshta më shumë nga sa mund të mendohej.
Nga një periudhë e gjatë pauze, emri i Selena-sa tashmë është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë dhe kjo që në momentin që paparazët arritën të sigurojnë foto të saj me The Weeknd duke u puthur. Kjo romancë e papritur për të gjithë ka kthyer kokat edhe nga reagimi që do të bënin dy ish-ët respektivë të çiftit të ri. Pasi Bella bëri reagimin e saj, më në fund ka ardhur edhe reagimi i Justin. Sipas TMZ këngëtari i hitit “Sorry” e ka konsideruar lidhjen e tyre si një taktikë të mirë nga ana e Selenës për të promovuar muzikën e re të tyre.
Ai thotë se këngëtarja po bën një lojë të pistë duke e përdorur The Weeknd për të promovuar rikthimin e saj në muzikë pas pauzës së gjatë që bëri. Madje ai shtoi se kjo ishte një taktikë e vjetër e Selenas e cila ka qenë e lidhur me emra të njohur për interes dhe këtu përfshiu edhe lidhjen e tij me 25 vjeçaren.