Majlinda Kelmendi ka bërë krenarë gjithë shqiptarët me triumfin historik në “Rio 2016”. Rrjetet sociale janë pushtuar nga urimet e shqiptarëve, me statuse të ndryshme për krenarinë që i solli kombit tonë xhudistja Majlinda Kelmendin. Tashmë Majlinda po quhet e artë, sepse edhe e tillë është, – transmeton “Gazeta Express”. Në këtë ekzaltim të justifikuar të mbarë shqiptarëve, kudo që jetojnë, gazetari kosovar, Art Kuqi, përmes rrjeteve sociale, ia ka kërkuar dorën fitueses së medaljes së artë në “Rio 2016”.
“Majlinda Kelmendi, marry me please (martohu me mua, të lutem)”, – ka shkruar ai në Facebook, përcjell “Gazeta Express”. Trajneri Driton Kuka ka thënë se xhudistja, tashmë e artë, e ka merituar që ta përjetojë këtë moment. “Ka punuar gjatë dhe e ka merituar që ta përjetojë këtë moment. Lojërat Olimpike janë njëherë në katër vjet. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në Londër, kur Majlinda e pësoi nga një gabim, kemi dashur që ai të mos përsëritet”, – tha Kuka.